Get In Touch
541 Melville Ave, Palo Alto, CA 94301,
[email protected]
Ph: +1.831.705.5448
Work Inquiries
[email protected]
Ph: +1.831.306.6725

Kërkohet Graphic Designer

Marketing One (Social Media Agency) kërkon të punësojë Graphic Designer!
Përshkrimi i punës:
Duke qenë se jemi një agjenci e cila meret me marketingun digjital, puna kryesore konsiston në dizenjimin e kontentit për social media ose web sipas planifikimit nga personi përgjegjës.
Gjithashtu, pjesë e punës është dhe krijimi i logove, brandime si dhe materiale të ndryshme për printim sipas nevojës së kompanisë.

Kriteret e punësimit:

  1. Kreativitet dhe inovacion;
  2. Njohuri shumë të mira të paketave Adobe Photoshop dhe Illustrator (Njohuri të programeve After Efects, Premiere Pro do të përbënin avantazh);
  3. Menaxhimi i shkëlqyer i kohës dhe aftësitë organizative;
  4. Eksperiencë pune të mëparshme;
  5. Aftësi komunikimi dhe frymë pozitive dhe fleksibilitet gjatë punës në grup.

Kushtet e punës:
Ambient shumë pozitiv dhe miqësor. Kompania ofron trajnime dhe konsulencë në mënyrë të vazhdueshme për zhvillimin personal dhe atë profesional.
Ditët e punës janë nga e hëna në të premte dhe fundjava pushim. Orari është 7 orë në zyrë 1 orë remote (mund të zgjidhet me marrëveshje gjithashtu).
Paga është shumë e mire dhe në varësi të aftësive do të ketë stimulime dhe shpërblime të herë pas hershme. Paga mund të shkoj deri në 100.000 lekë.

Aplikimi:
Për të aplikuar ju duhet të plotësoni linkun e më poshtëm duke plotësuar dhe disa pyetje paraprake.

https://forms.gle/xnMk2NPD4R876iot6

Author avatar
admin
https://marketingone.al

Post a comment

Your email address will not be published.