Strategji Marketingu 360° & Prezencë Digjitale
Blue Star Shopping Center bashkëpunoi me agjencinë tonë për të forcuar prezencën e brandit dhe për të krijuar një strategji komunikimi të unifikuar, si në kanalet dixhitale ashtu edhe në ato fizike.
Bashkëpunimi fokusohet në ndërtimin e një prezence të fortë dhe angazhuese, që reflekton dinamikën dhe diversitetin e ofertave të qendrës tregtare.
Puna jonë përfshin menaxhimin e rrjeteve sociale, dizajnin dhe zhvillimin e website-it zyrtar, si krijimin e foto dhe videove profesionale, për të prezantuar atmosferën, dyqanet dhe eventet e qendrës tregtare.
Gjithashtu, implementuam një sistem radio të brendshëm (in-house) për qendrën, duke përmirësuar eksperiencën e vizitorëve dhe duke mundësuar promovime dhe njoftime efektive brenda ambientit.
Përmes një kombinimi të përmbajtjes kreative, marketingut dixhital dhe mjeteve inovative të komunikimit, mbështesim Blue Star Shopping Center në forcimin e lidhjes me vizitorët, rritjen e prezences së brandit dhe krijimin e një eksperience më angazhuese blerjeje.