Krijim i Plotë i Brandit & Lancimi në kanalet Dixhitale
Book Me përfaqëson një projekt ambicioz, i zhvilluar plotësisht nga agjencia jonë — nga konceptimi fillestar deri në hedhjen në treg.
Angazhimi ynë nisi me pozicionimin strategjik të brandit, krijimin e emrit, sloganit dhe logos, duke u finalizuar me një brandbook të plotë, që përcakton identitetin vizual dhe verbal, standardet e përdorimit dhe udhëzimet e komunikimit të brandit.
Duke u mbështetur në këtë bazë, ne dizajnuam dhe zhvilluam website-in zyrtar, me fokus në përdorshmëri, një gjuhë vizuale moderne dhe flukse të optimizuara të klientit.
Paralelisht, ndërtuam ekosistemin e rrjeteve sociale dhe strategjinë e përmbajtjes, duke siguruar një prezencë koherente në të gjitha platformat dhe duke mbështetur lançimin në treg të brandit.
Përmes një qasjeje të strukturuar dhe multidisiplinare, transformuam me sukses Book Me nga një ide fillestare në një eksperiencë të plotë brandi, të mbështetur nga një infrastrukturë dixhitale e fortë dhe shkallëzueshmëri afatgjatë.