Prezencë Digjitale & Strategji për Kontentin
Boreal Engineering bashkëpunoi me agjencinë tonë për të forcuar prezencën dixhitale dhe për të përmirësuar komunikimin në kanalet kryesore online.
Bashkëpunimi fokusohet në krijimin e një imazhi brandi konsistent dhe profesional, që reflekton ekspertizën dhe standardet e kompanisë në sektorin e inxhinierisë dhe industrisë.
Puna jonë përfshin menaxhimin e rrjeteve sociale, realizimin e fotove dhe videove profesionale, si dhe menaxhimin dhe optimizimin e vazhdueshëm të website-it.
Përmes një qasjeje strategjike të përmbajtjes, prezantojmë projektet, shërbimet dhe kapacitetet e Boreal Engineering, duke ruajtur një prezencë dixhitale të qartë, profesionale dhe angazhuese.
Duke kombinuar storytelling-un vizual, planifikimin e strukturuar të përmbajtjes dhe përditësimet e vazhdueshme të website-it, mbështesim Boreal Engineering në rritjen e dukshmërisë së brandit, forcimin e besueshmërisë dhe ruajtjen e një komunikimi efektiv me audiencën dhe partnerët e saj të biznesit.