Bashkëpunimi ynë me Fog Hookah Lounge është një partneritet afatgjatë, i fokusuar në ndërtimin dhe forcimin e prezencës së brandit përmes zgjidhjeve kreative dhe marketingut digjital.
Përgjatë viteve, kemi ofruar një gamë të gjerë shërbimesh, duke përfshirë krijimin profesional të fotove dhe videove, që pasqyrojnë atmosferën, stilin dhe eksperiencën unike të lounge-it.
Përveç krijimit të përmbajtjes, menaxhojmë rrjetet sociale, duke siguruar një zë të qëndrueshëm të brandit, komunikim angazhues dhe dukshmëri të vazhdueshme.
Gjithashtu, realizojmë dizajnin e posterave për evente dhe materialeve promocionale, duke mbështetur eventet dhe netët speciale me vizuale të forta dhe në përputhje me identitetin e brandit.
Përtej kësaj, kemi mundësuar një sistem radio të brendshëm (in-house) të personalizuar për ambientin, video për LED wall në hapësira urbane dhe menaxhojmë fushata në Meta Ads për të rritur njohjen e brandit dhe performancën.
Rezultati është një prezencë e unifikuar dhe multi-channel, që lidh eksperiencën fizike në ambient, storytelling vizual dhe marketingun dixhital, duke ndihmuar Fog Hookah Lounge të mbetet ndër më të mirët, relevant dhe konkurrues në çdo kohë.