Për herë të parë në Shqipëri, brandi ndërkombëtar i modës Sinsay hapi dyert e tij, dhe ne patëm kënaqësinë të jemi pjesë e këtij momenti të rëndësishëm.
Puna jonë u fokusua në realizimin e një photoshooting-u profesional dhe krijimin e videos së grand opening, duke kapur energjinë, identitetin dhe dimensionin e prezantimit të brandit në tregun vendas.
Projekti u konceptua për të theksuar stilin modern të Sinsay, atmosferën dinamike dhe lidhjen me audiencën, duke krijuar njëkohësisht materiale vizuale të forta për kanalet e marketingut dhe komunikimit.
Përmes vizualeve të kuruara me kujdes, kontribuam në prezantimin e ardhjes së brandit në Shqipëri në një mënyrë që reflekton standardet ndërkombëtare dhe impaktin në tregun lokal.