Hotel Benelux përfaqëson një bashkëpunim afatgjatë, i fokusuar në ngritjen e prezencës dixhitale dhe forcimin e pozicionimit të brandit në sektorin e mikpritjes.
Gjatë këtij partneriteti disavjeçar, agjencia jonë ka ofruar një paketë të integruar zgjidhjesh dixhitale dhe kreative, të dizajnuara për të mbështetur si dukshmërinë, ashtu edhe rritjen afatgjatë.
Puna jonë përfshinë krijimin dhe zhvillimin e website-it zyrtar, menaxhimin e vazhdueshëm të rrjeteve sociale, si dhe krijimin e fotove dhe videove profesionale, që pasqyrojnë emocionin e eksperiencës së hotelit.
Çdo pikë kontakti është ndërtuar me kujdes për të garantuar konsistencë, sofistikim vizual dhe një narrativë tërheqëse të brandit në të gjitha platformat dixhitale.
Përmes një qasjeje të rafinuar, strategjike dhe të fokusuar në detaje, Hotel Benelux ka forcuar prezencën online dhe angazhimin e klientëve.
Kjo e ka pozicionuar brandin si një destinacion të besueshëm dhe tërheqës në një treg konkurrues në zonën e Shëngjinit